Guardiola: Arsenali, skuadra më e mirë në botë


Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e konsideron Arsenalin si skuadrën më të mirë në botë deri më tani.

City dhe Arsenali janë ndër skuadrat pretendente për ta fituar titullin e kampionit këtë edicion në Angli.

Pas 22 xhirove të zhvilluara në Premier League, Arsenali i prin tabelës me 50 pikë. City ka shtatë pikë më pak në vendin e dytë.

“Pa asnjë dyshim, Arsenali është ekipi më i mirë në botë për momentin. Mjafton të shikosh Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, FA Cup dhe EFL Cup, aktualisht është ekipi më i fortë. Nuk mund të humbasim ndeshje. Nuk mundemi. Kam një ekip të jashtëzakonshëm, një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh. Dhe ne jemi të gjithë bashkë”, ka thënë Guardiola, shkruajnë të premten mediumet angleze.

City ndeshjen e radhës në kampionat e luan të shtunën nga ora 16:00 ndaj Wolverhamptonit.

City ka dy humbje radhazi në të gjitha garat. Nuk është në momentin më të mirë.



Source link

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *