Zbulohet?, ky është i dashuri i Gretes dhe vëllau i Selin

16
Banorja e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për qëndrimin e saj në shtëpi, por edhe për jetën private jashtë saj.
Prej kohësh është përfolur se Greta është në një lidhje dashurie me vëllanë e banores tjetër, Selin Bollati, duke i bërë kështu dy vajzat kunata, shkruan InfoKosova.
Edhe pse ky fakt tashmë përflitet gjerësisht në rrjet, ajo që bie në sy është raporti i ftohtë mes Gretës dhe Selinit.
Vëzhguesit e formatit kanë vënë re një distancë mes tyre, duke lënë të kuptohet se dy kunatat nuk po e kalojnë edhe aq mirë mes vete.
Megjithatë, pavarësisht aludimeve dhe zërave që qarkullojnë, as Greta dhe as Selin nuk e kanë përmendur drejtpërdrejt emrin e vëllait, i cili njëkohësisht është edhe partneri i Gretës.
Të dyja kanë zgjedhur të mbajnë një qasje të rezervuar, duke mos dhënë detaje konkrete për këtë marrëdhënie.
Së fundmi, një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale ka nxitur edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Në imazh, Greta shfaqet krah një mashkulli, për të cilin thuhet se është pikërisht i dashuri i saj dhe vëllai i Selin Bollatit.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, fotografia ka mjaftuar për të rindezur diskutimet dhe komentet në rrjet.
Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të adresohet brenda shtëpisë së BBVA apo nëse Greta dhe Selin do të vazhdojnë të ruajnë heshtjen rreth kësaj historie që po tërheq vëmendjen e publikut./InfoKosova

Recent Comments