Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nderojnë presidentin historik, Ibrahim Rugovën, atin themeltar të Republikës së Kosovës.

Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Osmani duke shtuar se ”Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”.
Mirëpo gjatë homazheve në një prononcim për media, Osmani së bashku me familjen Rugova, ka deklaruar se Rugova ishte atelieri i pavarësisë së Kosovës dhe figura që bashkoi qytetarët rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Ajo ka shtuar se këto aleanca u ndërtuan nga presidenti Rugova me një vizion të pashoq, i cili edhe sot shërben si udhërrëfyes për një Kosovë më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
“Presidenti Rugova, bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri pavarësi dhe demokraci, kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tanë strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq, vizion ky i cili edhe sot mbet dritë udhërrëfyese për gjithsecilin prej nesh, që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, tha Osmani.
Ndërsa, gruaja e ish-presidentit, Fanë Rugova u shpreh falënderuese për aktivitetet e sotshme për të nderuar presidentin historik, Ibrahim Rugova.
Në homazhe, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, për të nderuar presidentin Ibrahim Rugova.

You may also like
-
Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden
-
Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën nën patronatin e Presidentes Osmani
-
Basha: Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare
-
6.5 milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe vizitat familjare në vitin 2025
-
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
