Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në mëngjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Limi dhe Alba janë takuar së bashku në ambientin e dushit.
Pamjet tregojnë se të dy kanë qëndruar në të njëjtin hapësirë, pa komunikim mes tyre dhe me një sjellje të ftohtë, duke u dukur sikur nuk njihen.
Ndërkohë, Limi vazhdon raportin e tij me Dolcen brenda shtëpisë, ndërsa momenti i sotëm ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.
Ngjarja është bërë një nga momentet më të komentuara të ditës në BBVK.
View this post on Instagram
