Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Në kuadër të këtij qëndrimi të tij në Davos, Kurti është takuar me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Siç ka njoftuar ZKM, në këtë takim është biseduar për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit që janë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së/
“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”, thuhet në komunikatën e ZKM.
Në këtë takim thuhet se është biseduar edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit.
“Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.

You may also like
-
Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden
-
Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Mbetet simbol i paqes dhe i lirisë
-
Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën nën patronatin e Presidentes Osmani
-
Basha: Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare
-
6.5 milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe vizitat familjare në vitin 2025
