January 20, 2026
Sllamnikuu.png


Konspiracionisti Arianit Sllamniku po pretendon se ai me ca terapi të tij mund ta trajtojë autizmin dhe madje ta shërojë, përkundër se edhe Ministria e Shëndetësisë u detyrua të reagojë për këtë sharlatan.

Më herët doli lajmi se Sllamniku po merr goxha para nga lloj-lloj hallexhiu që ka fëmijë autikë dhe i drejtohet këtij ‘sehirbazi’ për trajtim.

Sllamniku e pranoi vetë që merret me këtë veprimtari të çuditshme, duke pretenduar se ka raste të shumta të suksesit. Ai madje edhe ndan fotografi të jashtëqitjeve të fëmijëve që nxjerrin parazitë e çka jo tjetër pas ‘terapisë’ së tij.

”Përkundër mediave që ju ka ardhur shok angazhimi im, pastrimi gjeneral i fëmijëve autik edhe sot po vazhdon pa asnjë shqetësim”, tha Sllamniku, i cili njihet për deklarata të kota e të huqura mjaft shpesh.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *