Sa vjet burg mund të dënohet Arianit Sllamniku, personi që pretendon se e “shëron autizmin me barna të kafshëve”?


Konspiraconisti, Arianit Sllamniku është arrestuar sot pas raportimit të lajmi.net, për pretendimet e tij se ai e shëron autizmin tek fëmijët, duke ju dhënë barna të kafshëve.
Institucionet e drejtësisë janë vënë në alarm pas raportimit të lajmi.net dhe e kanë arrestuar atë dhe momentalisht është në ndalim 48 orë, kurse ordinanca e tij është mbyllur.

Sllamniku është arrestuar në bazë të nenit 256 dhe 257.

Çka thonë këto nene, mbi të cilat po ndiqet procedurë penale ndaj Sllamnikut?

Neni 256 Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike

1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

– Advertisement –

Neni 257 Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave

1. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. 2. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 14 JANAR 2019, PRISHTINË./lajmi.net/



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories