2
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka vendosur të marrë pak kohë pushimi larg angazhimeve muzikore për t’iu përkushtuar familjes së saj.
Destinacioni i përzgjedhur për këtë fillim viti është qendra e njohur e skijimit në Bullgari, Bansko, ku familja po shijon dëborën.
Përmes rrjeteve sociale, Remzia ka ndarë me ndjekësit momente plot dritë e gëzim. Në fotot e publikuara, ajo shihet e rrethuar nga personat më të dashur: vajza e saj Riola, djali Hamza dhe nusja e shtëpisë, Gëzimja. Familja duket mjaft e bashkuar dhe e koordinuar, duke shijuar çdo moment në ambientet piktoreske të qytezës malore.
Vëmendjen kryesore në këto pushime e kanë marrë padyshim nipërit dhe mbesa e këngëtares. Remzia nuk e ka fshehur asnjëherë lumturinë që i fal roli i gjyshes, dhe imazhet ku ajo shihet duke luajtur në dëborë me ta kanë rrëmbyer zemrat e fansave, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.


