January 20, 2026
mateo-2.png


 

Mateo dhe Brikena kanë zbuluar se vite më parë kanë pasur një histori dashurie mes tyre.

Sot, ata janë sërish përballë njëri-tjetrit, por kësaj here si banorë në Big Brother VIP Albania, duke rikthyer në vëmendje të kaluarën e tyre, shkruan Kosovarja.

Gjatë rrëfimit të tij, Mateo u shpreh se raporti me Brikenën ka qenë një histori e bukur, por që nuk arriti të vazhdonte për shkak të familjes së saj. Sipas tij, familja e Brikenës, konkretisht babai i saj, e ka ndaluar vazhdimin e kësaj romance.

Mateo tregoi se mes tyre ka ndodhur një takim dhe një puthje, por theksoi se nuk ka pasur më shumë se kaq. Ai shtoi se babai i Brikenës e ka telefonuar personalisht dhe i ka kërkuar që kjo histori të mos vazhdonte më.






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *