Labinot Tahiri bëhet agjent tregtar për shitjen e shtëpive, a është kjo puna e tij e re?
Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri duket se ka hyrë në një fushë krejt tjetër nga muzika. Ditët e fundit, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ai ka nisur të publikojë dhe të reklamojë shtëpi që janë në shitje në Gjermani, duke u shfaqur në rolin e një ndërmjetësi tregtar.
Në postimet e tij shihen oferta të ndryshme banesash dhe shtëpish, me përshkrime, fotografi dhe detaje kontakti, gjë që ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve. Shumë prej tyre po pyesin nëse kjo është një karrierë e re e Labit apo thjesht një ndihmë për ndonjë mik apo kompani që merret me patundshmëri.
Vetë këngëtari nuk ka dhënë ende një sqarim të plotë rreth kësaj nisme. Mbetet të shihet në javët në vijim nëse Labinot Tahiri do ta vazhdojë këtë aktivitet si profesion të ri apo do të mbetet vetëm një formë bashkëpunimi promovues.
Një gjë është e sigurt, çdo hap i tij tërheq vëmendje dhe publiku pret me interes sqarimin përfundimtar nga vetë ai.
Pamjet nga faqja e tije ne facebook ( https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial)
