January 20, 2026
Screenshot_20260120-192321.png


Një diskutim mbi preferencat fizike mes banorëve është kthyer në një debat mes Inës dhe Keijsit.

Gjithçka nisi kur Ina deklaroi hapur se nuk tërhiqet nga djemtë me trup të mbushur, por ka një preferencë të qartë për ata më elegantë.

Ndërsa Keijsi u përpoq të mbronte fizikun e tij duke thënë se “Burri do pak bark, të themi atë që është”, Ina ia ktheu menjëherë reston.

“Djemtë e dobët më duken më të lezetshëm se çunat me bark. Unë këtë gjerësinë e shpatullave që thoni ju te meshkujt, nuk e pëlqej fare,” u shpreh ajo.

Kur Lorna e ngacmoi duke e pyetur specifikisht nëse do t’i pëlqente një mashkull si Keijsi, përgjigja negative e Inës shkaktoi një reagim epik nga banori.

Duke bërë shaka sikur do ta godiste për shkak të refuzimit, ai paralajmëroi me humor “skualifikimin” e tij të menjëhershëm.

“Dal me zarf të zi tani në sekonda… E kam gati,” tha Keijsi, ndërsa Ina vazhdoi t’i qëndronte besnike shijeve të saj, pavarësisht “kërcënimit”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *