January 20, 2026
nita.jpg


Aleksandra, Ina dhe Lorna kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me preferencat që kanë për meshkujt.

Aty pranë tyre ishte edhe Keijsi, i cili ndërhyri në bisedën e banoreve.

“Burri do pak bark, të themi atë që është”, tha Keijsi, të cilit Lorna iu kundërpërgjigj duke thënë se asaj i pëlqejnë djemtë fit.

Nga ana tjetër, Ina shprehet se i pëlqejnë djemtë e dobët dhe Lorna e ngacmon duke e pyetur “Nuk të pëlqejnë një mashkull si Keijsi?”.

“Vazhdoj të them se pëlqej meshkujt e dobët”, u përgjigj Ina.

Keijsi: Burri do pak bark, të themi atë që është

Lorna: Pse burri duhet të ketë bark patjetër?

Lorna: Pse kush e thotë këtë?

Ina: Pse me kile matet burrëria? Se them dot këtu me ça matet burrëria

Keijsi: Jo jo. Po themi atë që duhet të themi, me bark

Lorna: Mua nuk më pëlqejnë me bark, e dua fit

Keijsi: Si thuhet ajo, burri pa bark si shtëpia pa ballkon. Ku do e mbështesësh kokën në darkë? Ku do e ngacmosh?

Ina: Djemtë e dobët më duken më të lezetshëm se çunat me bark

Lorna: Si të dobët? Ka një arsye pse

Ina: Më pëlqejnë, unë këtë gjerësinë e shpatullave që thoni ju te meshkujt nuk më pëlqejnë fare, fare

Lorna: Nuk të pëlqen Keijsi? Një mashkull si Keijsi nuk të pëlqen?

Keijsi: Dal me zarf të zi tani në sekonda

Ina: Unë thashë preferencat e mia te meshkujt

Ina: Vazhdoj të them se mua më pëlqejnë meshkujt e dobët

Lorna: Atëherë jo, X, meshkujt si Keijsi nuk i pëlqejnë, se i pëlqejnë të dobëtit.






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *