January 19, 2026
bbva-1.png


Këngëtari nga Kosova, Mal Retkoceri, është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 5.

Që nga hyrja në këtë format ai ka pasur diskutime, debate e përplasje me disa nga banorët atje.

Ka qenë Selin Bollati e Miri që vazhdimisht i kanë hedhur fjalë e madje e kanë ofenduar.

Në TikTok janë publikuar disa pamje të ndryshme, ku ai shihet duke u bullizuar nga këta dy.

Selin një herë e përqesh për të folurën për shkak të dialektit, e më pas i vë edhe epitete të shumta.

“Derr”, “Megashkurtabiq”, “Derr”, “Qen”, kanë qenë disa nga fjalët që i ka thënë.

Miri nga ana tjetër e ka kërcënuar në disa raste dhe e ka bërë të ndihet keq.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga produksioni në lidhje me këtë.






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *