2
Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” nisi me një surprizë të veçantë për Selinën.
Kënga që ka pushtuar rrjetet sociale, “Tunde moj Selinë tunde”, u interpretua si dedikim nga Kristi, duke e vënë menjëherë në qendër të vëmendjes banoren.
Momentin e bëri edhe më të bukur fakti që Selina u bashkua me këngën, duke kërcyer dhe shijuar surprizën mes emocioneve dhe duartrokitjeve, shkruan Kosovarja.