1
Opinionistja e programit, këngëtarja Leonora Jakupi, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes.
Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.
Reagimi i Leonorës ishte i drejtpërdrejtë dhe kritik, duke vënë theksin tek përgjegjësia emocionale e banorëve ndaj njëri-tjetrit brenda shtëpisë.
Por deklaratat e saj shkuan edhe më larg. Në një moment, Jakupi u shpreh me ironi dhe ashpërsi ndaj Dolces: “Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh se sa më zë mua gjumi”.
Kjo frazë shkaktoi një reagim të fortë nga ana e banores, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste dhe u shpreh se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.