January 16, 2026
714529-9SBrODd1of.webp.webp


Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, ka bërë të ditur se ka takuar Igli Hasanin, ish-Ministër të Jashtëm të Shqipërisë dhe aktualisht Kryetar të Komisionit për Punët e Jashtme dhe Evropën në Parlamentin e Shqipërisë.

Durmisha ka theksuar se gjatë takimit, biseda u fokusua kryesisht te rëndësia e diplomacisë parlamentare dhe prioritetet e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori Durmishi shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Hasanit falënderimet për bashkëpunimin dhe lehtësinë e komunikimit gjatë kohës që ai shërbente si Ministër i Jashtëm, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *