January 12, 2026
Screenshot-2026-01-10T132441.567.png


Një aksion i rëndësishëm policor ka tronditur botën e showbiz-it në Turqi gjatë orëve të fundit.

Sipas mediave vendase, operacioni i shtrirë në disa pika kyçe të Stambollit ka çuar në shoqërimin e shtatë personave, mes të cilëve figura mjaft popullore.

Aktori i njohur Can Yaman dhe aktorja Selen Gorguzel janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrolleve të befasishme që u ushtruan në 9 klube nate dhe në një hotel të njohur në zonën e Bebek-ut. Mësohet se personat e ndaluar do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Zgjerimi i hetimeve Ky aksion vjen si vazhdimësi e një hetimi të nisur më 5 janar, i cili deri më tani ka çuar në arrestimin e 19 personave.






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *