Nga Halil Geci
Ky Albin Kurti, ose siç e quanin disa “gjeneralë”, Albin Cërrnagori, ka grumbulluar deri më sot 401,241 vota nga njerëz të gjallë.
Sa për të vdekurit, duket se i ka lënë disa të gjallë që të shëtisin mes varreve ,ose, më saktë, i ka vendosur të gjallët te të vdekurit.
Disa nga ata “gjeneralë” që dje e quanin spiun serb, disa spiun rus e disa spiun grek, sot kanë mbetur nën hijen e dyshimit, duke kërkuar ilaç te varret për kokën që nuk u funksionon më.
Të quash një popull që përfaqëson 80% të shqiptarëve rusë, ndërsa veten ta shpallësh djathtist dhe mbrojtës të amanetit të Rankoviqit për ndarjen e Kosovës, nuk është politikë ,por është komedi me bileta të shtrenjta.