January 9, 2026
vullljje-c-2.jpg


 

Malisheva, një qytet i vogël por me zhvillim të shpejtë, tashmë ka një destinacion të ri për kujdesin profesional të bukurisë. Salloni Queen Teuta sjell një çasje të re, me standarde evropiane dhe trajtime inovative, që i mungonin qytetit. Ideja lindi nga përvoja dhe pasioni i themelueses, e cila, pas 16 viteve punë në Francë, vendosi të krijojë një ambient ku profesionalizmi dhe cilësia të jenë prioritet.

Queen Teuta, klientët gjejnë një gamë të gjerë shërbimesh: hade spa japonez, lifting korean, trajtime të ndryshme për flokët me produkte Ybera Paris nga Franca, microblading, grim dhe stilim flokësh, rregullim nusesh, manikyr, pedikyr dhe më shumë. Çdo trajtim është menduar për të ofruar jo vetëm rezultat estetik, por edhe relaks dhe mirëqenie për trupin dhe mendjen.

Ambienti i sallonit është i dizajnuar për rehati maksimale. Hade spa-ja, e vetmja në Kosovë me karrike speciale, stimulon qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat, duke ofruar një përvojë të plotë relaksuese. Për flokët përdoren produktet inovative të Ybera Paris, një markë franceze e njohur për përbërësit natyralë dhe efektet e menjëhershme. Kjo markë është e sigurt edhe për fëmijë mbi 9 vjeç dhe gratë shtatzëna, duke e bërë kujdesin për flokët një eksperiencë të besueshme dhe të prestigjioze. Veçanërisht, trajtimi Cura Vello për rigjenerim të flokut, përbërë me kolostrum dhe qumësht nëne, ofron një rigjenerim të thellë për të gjithë familjen.

Teuta, themeluesja e sallonit thekson se përvoja në Francë i mësoi se profesionalizmi nuk është vetëm teknikë, por edhe krijimi i një mjedisi ku klientët ndihen të vlerësuar. Tek Queen Teuta, çdo trajtim është natyral, pa procedura kirurgjikale, duke përdorur teknika si masazhet me gua sha, fije kolagjeni, pastrime të thella dhe rreze radiofrekuence, për të aktivizuar trupin dhe fytyrën në mënyrë të shëndetshme dhe efektive.

Reagimi i klientëve ka qenë tepër pozitiv. Shumë prej tyre vlerësojnë ambientin komod, profesionalizmin e stafit dhe aksesin në shërbime dhe produkte që më parë nuk ishin të disponueshme në rajon. Planet për të ardhmen përfshijnë zgjerimin e shërbimeve edhe në Shqipëri, duke sjellë risi dhe standarte të reja në industrinë e bukurisë.

Mesazhi i Queen Teuta për gratë është i qartë: zgjedhni vendet që ofrojnë profesionalizëm dhe produkte të nivelit të lartë, për të mirëmbajtur flokët dhe lëkurën, dhe për të ndjerë veten të bukura, të shëndetshme dhe të përkujdesura.

Queen Teuta nuk është thjesht një sallon bukurie, është një eksperiencë e standardeve evropiane, tani në zemër të Malishevës.






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *