18
Një nga raportet më të komentuar të vitit që lamë pas ka qenë ai mes Dafina Zeqirit dhe Labinot Gashit.
Pas shumë zërave dhe diskutimeve publike, më në fund dyshja kanë gjetur paqen, duke zgjatur dorën e pajtimit dhe u përqafuar me njëri-tjetrin.
Labi, ndër të tjera, ka kërkuar falje publike nëse ndonjëherë e ka lënduar artisten, duke treguar pjekuri dhe respekt.
Ky moment shërben si shembull për të gjithë artistët se respekti dhe mirënjohja mes njëri-tjetrit nuk duhet të harrohen asnjëherë, shkruan Kosovarja.