January 7, 2026
Big-Brother-Vip-1-1-1024x576-1.png


Mungesa e higjienës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi jo vetëm mes banorëve, por edhe nga ndjekësit që kanë kritikuar ashpër pamjet e transmetuara.

Dyshemeja e papastër, mbeturinat dhe çrregullimi i përgjithshëm kanë bërë që Vëllai i Madh të mos tolerojë më.

Pas disa vërejtjeve të njëpasnjëshme që ranë në vesh të shurdhër, pak minuta më parë në shtëpi është lëshuar alarmi, i shoqëruar me një vendim drastik.

“Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht,” thuhet në njoftim.

Por dënimi nuk ndalet me kaq. Banorët kanë marrë një ultimatum të qartë: nëse nuk ka reflektim të menjëhershëm për pastërtinë, vendimi për zbritje nga çmimi i madh do të aplikohet çdo të diel, duke rrezikuar kështu shumën finale për fituesin.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *