January 7, 2026
mal-600x360-1.jpeg


Prej më shumë se dy javësh, artisti Mal u bë pjesë e shtëpive të të gjithë shqiptarëve përmes pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania.

Në këto dy javë, ai ka spikatur me artikulimin, kulturën dhe përfshirjen në format që po e pozicionojnë në lojë jo si periferik por si një figurë që premton në këtë rrugëtim.

Por, ende pa u futur taman në dinamikat e shtëpisë, ai fundjavën e shkuar u vu përballë historive nga jashtë.

Drama familjare publike prej vitesh tashmë u risoll në vëmendje edhe një herë kur babai kërkoi ta takojë, kërkesë që u refuzua me kujdes nga Mali në transmetim direkt.

Veprimi i tij ndau publikun në dy pjesë, ata që ishin kundër JO-së së Malit dhe të tjerëve që do të vepronin njëjtë, nën arsye të forta.

Për herë të parë, gjerë e gjatë foi babai, Faik Retkoceri si dhe nëna e tij, gjyshja e Malit, e cila foli për mallin për nipërit dhe mbesat e saj, që ka mbi shtatë vite pa i parë.

Gjyshja Metije, shprehu dëshirën për ta parë nipin, Malin madje tha se dëshira e saj është që Mali ta fitojë këtë edicion të BBVA.

Ndiqni rrëfimin e tyre të plotë më poshtë! /Prive






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *