Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me votimin me postë.
Kur janë numruar 35,87%, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 70.80% apo 6,435 vota.
Në vend të dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.45% apo 950 vota.
Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 8.60% apo 782 vota.
Me 7.12% apo 647 vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.