Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar me ironi përmes një postimi në Facebook, duke komentuar mungesën e analizave nga analistët politikë gjatë ditës së zgjedhjeve.
Peci shkruan se që nga mëngjesi po shfleton rrjetet sociale, por sipas tij nuk ka hasur asnjë analizë serioze, ndonëse postime dhe statuse ka me bollëk.
“Prej mëngjesit po boj scroll (shfletoj) në Facebook e asnjë analist s’po e shoh të gjallë. Postime ka plot, statuse edhe ma shumë, po zë analize askund”, ka shkruar ai.
Ai më tej, me tone ironike, u drejtohet analistëve duke thënë se është në pritje të tyre dhe të publikimit të exit poll-eve.
“Unë po ju pres. A po më tregoni për exit poll-e, se për besë ma kini borgj”, përfundon postimi i Pecit.