Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media ka konfirmuar probleme të reja në disa qendra votimi me mungesë të energjisë elektrike.
“Në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa problemetë tjera me mungesë të energjisë elektrike, në komunën e Skenderajt, dy në komunën e Malishevës dhe dy qendra tjera në Novobërd dhe Obiliq”, tha ai fillimisht, transmeton lajmi.net.
Tutje, Radoniqi u shpreh se për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i.
Për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike dhe sipas informacioneve kjo ka ndodhur brenda një kohe shumë të shpejtë.