Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit që po mbahet në Kosovë, transmeton KosovaNews.
Sipas të dhënave të reja, nga 1.999.204 qytetarë të regjistruar për të votuar, deri më tani kanë votuar tra572.723 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ka arritur në 28,65 për qind.
Në aspektin e procesimit të vendvotimeve, nga 2.557 vendvotime gjithsej, janë procesuar 2.484, apo 97,15 për qind e tyre.
Procesi zgjedhor po vazhdon, ndërsa KQZ pritet të dalë me përditësime të tjera gjatë orëve në vijim, deri në mbylljen e vendvotimeve. Deri më tani, autoritetet kanë njoftuar se procesi po zhvillohet pa incidente madhore.
