December 29, 2025
606483983_122312611226226591_3216495694564913260_n-1536x1024-1.webp.webp


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje mbi vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Hargreaves bëri me dije se ka vëzhguar procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, të Veriut, Zveçan e Banjskë.

“Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovica Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!” u shpreh ambasadori britanik.

Teksa ka mbetur edhe një orë deri në mbyllje të qendrave të votimit, deri më tani afro 39% të qytetarëve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *