January 12, 2026
1766777022713904.jpg


Kanë kaluar saktësisht 30 ditë nga një prej ngjarjeve më tronditëse për artin shqiptar të këtij viti.

Më 26 nëntor, lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, shokoi mbarë opinionin publik.

Sot, në këtë muaj të parë të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur të kujtojë artistin përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram Story, Selvija ka publikuar një foto bardhë e zi, e cila duket se nuk është parë më herët nga publiku. Në imazh shfaqet Shpati në një moment intim dhe plot dashuri me djalin e tyre të vogël, Roelin, duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Mbishkrimi i fotos është i shkurtër, por mbart gjithë peshën e mungesës: “1 muaj pa ty 💔”.

 

 






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *