December 27, 2025
IMG_9342-1024x576-1.webp.webp


Një incident që mund të kishte pasoja të rënda shëndetësore ka tronditur banorët e “Big Brother VIP Kosova” dhe ka krijuar tensione të forta.

Protagonist i kësaj ngjarjeje të pazakontë ka qenë Labi, i cili në nxitim e sipër ka pirë nga një shishe që mendonte se ishte ujë. Por, shishja në fjalë ishte mbushur me detergjent nga banorja tjetër, Alba.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i menjëhershëm dhe instiktiv i Albës. Në vend të një sqarimi të qetë, ajo i është drejtuar me tone të larta Labit: “A je ti budalla?”, duke shfaqur nervozizëm për pakujdesinë e tij, ndërsa skena është ndjekur e shokuar edhe nga Bia, e cila nuk po kuptonte çfarë po ndodhte.

Pas gllënjkës së rrezikshme, Labi është parë të vrapojë menjëherë për të shpëlarë gojën, për të shmangur helmimin apo djegien e ezofagut.

Ky moment pakujdesie ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe mënyrën se si lihen produktet kimike nëpër shtëpi, ndërsa marrëdhënia mes Labit dhe Albës duket se është krisur pas këtij episodi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *