Me shkëmbim të shpejtë informacioni përmes Qendrës SELEC, u parandalua transporti i paligjshëm i armëve nga Turqia përmes Bullgarisë në Maqedoni.
“Gjatë natës, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Bullgare për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Agjencinë Doganore Bullgare, në vendkalimin kufitarë “Kapitan Andreevo” u krye kontroll i një kamioni “Volvo” me targa kombëtare të Maqedonisë, gjatë të cilit në zonën e ngarkesës u gjetën dhe u sekuestruan tre pushkë, 20 pistoleta dhe 5.750 fishekë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të përfshirë në rast, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, njoftojnë nga MPB.