December 26, 2025
600853335_719747224522447_5575412475772277953_n-1200x798-1.jpg


Glauk Konjufca ishte dje në Ferizaj, ku nga sheshi i qytetit, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo komunë, shpërndau prograramin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Në bashkëbisedim me qytetarët, ai tha se ky program sjellë siguri për vendin e mirëqenie për qytetarët.

Konjufca vazhdoi më pas për vizitë te familja Alijaj, në fshatin Bibaj të Ferizajt. Ai tha se angazhimi patriotik i kësaj familje, si brenda vendit ashtu edhe në mërgatë, flet shumë për dashurinë e tyre për vendin e vendosmërinë e përbashkët për të mos lëshuar pe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Nga Ferizaj, Konjufca vazhdoi fushatën dhe bashkëbisedimet me qytetarët, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Derisa ai ndau me qytetarët punët e mira të Qeverisë Kurti dhe zotimet për mandatin e ardhshëm, qytetarët u zotuan se përkushtimi dhe vota e tyre do të kontribuojë në zgjedhjen e Albin Kurti kryeministër për herë të tretë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *