December 26, 2025
Mimoza-Kusari.jpg


Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për vdekjen e babait të saj, përcjell KosovaPost.

Ajo në një njoftim në profilin e saj në Facebook ka shkruar:

Të dashur miq dhe familjarë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.

Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.

Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.

Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *