December 22, 2025
CdG-signorini_corona.png


Postuar: Dhjetor 22, 2025 | 13:06

Formati “Big Brother” mbetet një prej më të komentuarve në Shqipëri dhe jo vetëm, ndërsa shpeshherë ka përfunduar edhe në qendër të polemikave dhe skandaleve. Akuza të forta këtë herë vijnë nga shteti fqinj.CdG-signorini_coronaItalia, ku në shënjestër është gazetari i famshëm italian, Alfonso Sinjorini, drejtues i programit “Grande Fratello”. I njohur edhe si një nga tifozët VIP të Interit, Sinjorini është akuzuar nga një tjetër gazetar zikaltër, nga Fabricio Korona.

Në disa deklarata të dhëna ditët e fundit, Korona flet për atë që ai e përkufizon si “sistemin Signorini”. Sipas pretendimeve të ish-paparacit të VIP-ave, drejtuesi i emisionit kishte pasur ndër vite shkëmbime mesazhesh, fotosh dhe në disa raste marrëdhënie intime me burra të rinj, të cilët më pas janë bërë konkurrentë të “Grande Fratello”-s.

Korona e përshkruan këtë si një mekanizëm të strukturuar dhe të përsëritur në kohë, i cili, sipas versionit të tij, ka funksionuar prej rreth dhjetë vitesh dhe pretendohet se janë përfshirë qindra persona. Teza e paraqitur nga Korona zbulon se hyrja në “reality show”, për disa aspirantë, do të kërkonte një lloj “çmimi për t’u paguar” në këmbim të famës në botën e spektaklit. Menjëherë pas këtyre deklaratave të bujshme, ka ardhur edhe reagimi i Alfonso Sinjorinit, i cili ka bërë të ditur se do ta ndjekë në mënyrë ligjore çështjen.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *