December 22, 2025
Screenshot_20251222-123529.png


Saga e eliminimit të diskutuar të Tonit nga “Big Brother VIP Kosova” ka sjellë një reagim të dytë, këtë herë shumë më të prerë, nga moderatorja Jonida Vokshi.

Pas teorive të shumta konspirative në rrjet, ku futja e Tonit në kapsulë nga produksioni u interpretua si një manovër për të mbuluar leximin e gabuar të emrit të tij në vend të Labinotit, Jonida ka vendosur t’i japë fund spekulimeve me tone të forta.

“Ju e keni parë që unë reagoj për çdo situatë me humor… Por u bë boll!” – shkruan ajo në një postim të gjatë në Instagram, duke pranuar se durimi i saj ndaj këtij gjyqi publik ka mbërritur në limit.

Moderatorja ka shpjeguar teknikisht pamundësinë e një gabimi të tillë, duke mbrojtur profesionalizmin e stafit:

“Ky format ka një produksion të tërë gjigand nga mbrapa, që edhe sikur (gjë që nuk ndodh kurrë) të gabohet në një emër, ai s’ta lejon.”

Duke ironizuar zërat që vazhdojnë ta ushqejnë këtë histori, ajo citoi shprehjen popullore:

“Hedh një budalla një gur në lumë, ngrihen 100 të mençur për ta nxjerrë që aty,” duke bërë thirrje që publiku të tregojë më shumë respekt dhe të mos kthejë çdo moment televiziv në një sulm kolektiv.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *