2
Nga video-incizime të tjera të paraqitura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë publikuar edhe momente nga akti i vrasjes së Liridona Ademajt nga i akuzuari Granit Plava.
Në pamje dëgjohet momenti kur bëhet gjuajta me armë ndaj Liridonës ku në veturë ishte së bashku me dy fëmijët e saj, e më pas dëgjohen të qarat dhe britmat e dy djemve, raporton Klankosova.tv.
Plava kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.
Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij kishte thënë se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.