December 22, 2025
17663977801644400430516685311062.webp.webp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti qëndroi në Shtimen e atdhetarizmit të palëkundur e qëndresës së pashoq.

Ai vizitoi familjen e luftëtarit të UÇK-së Hasan Metushi, nëna e të cilit është e zhdukur që nga 15 janari 1999, ndërsa babai dhe dy axhallarët, iu vranë po ashtu në masakrën e Reçakut.

Kurti kujtoi se familja e gjerë Metushi ka edhe të tjerë dëshmorë e martirë të rënë në luftën e fundit. Për sakrificën e tyre sublime, Kryeministri i nderoi të gjithë dëshmorët e martirët e rënë

Ndërsa nga familja Metushi, Kurti vazhdoi vizitën në Godanc të Poshtëm të Shtimes, te familja Qamili.

– Reklamë –

Kjo familje ka shumë anëtarë në Gjermani, Zvicër e Mbretëri të Bashkuar, prandaj ai në këtë bashkëbisedim theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve së lidhjes së brezave të rinj me të ardhmen dhe forcimin e marrëdhënieve me brezat e rinj, e mërgatës me vendlindjen.

Kryeministri u mirëprit nga Xhevdet Qamili, i cile edhe këtë fundvit është kthyer për të dhënë përkrahjen e tij të vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu sikur edhe ka bërë.

Ndër zotimet e qeverisje së ardhshme, për Shtimen, Kryeministri tha se është edhe ndërtimi i rrugës kyçe Duhël-Shtime-Banullë.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *