December 22, 2025
bolonga.webp.webp


Skuadra e Bolognas është kualifikuar në finale të Superkupës së Italisë.

Të premten mbrëma në stadiumin “King Saud University” në Riad të Arabisë, Bologna e eliminoi Interin në gjysmëfinale duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive, 3:2. Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Marcus Thuram i kaloi në epërsi “nerazurrët” në minutën e dytë. Bologna i barazoi shifrat në minutën e 35-të me golin që e shënoi Riccardo Orsolini nga penalltia.

Në ekzekutimin e penalltive, futbollistët e Bolognas u treguan më të suksesshëm për t’u kualifikuar në finale.

– Reklamë –

Ad image

Bologna në finale të Superkupës do të takohet me Napolin. Finalja do të zhvillohet të hënën nga ora 20:00.

Napoli të enjten e eliminoi Milanin në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultatin, 2:0.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *