Shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” i është bashkuar një tjetër karakter i fortë dhe me deklarata të guximshme që në prezantim.
Ajo është Lorna Hysa, këngëtarja që jeton dhe vepron në New York.
Lorna, e cila e ka përshkruar veten si një person të fiksuar pas horoskopit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një frazë në klipin e saj prezantues.
“Jam në moshën e Jezus Krishtit,” u shpreh ajo (duke nënkuptuar moshën 33-vjeçare), një krahasim që nuk dëgjohet shpesh.
E vetëdijshme për peshën e fjalëve të saj dhe reagimin e publikut shqiptar, Lorna shtoi me bindje: “E di që do të kryqëzohem për këtë deklaratë”.
Mbetet për t’u parë nëse Lorna do të sjellë “bekim” apo “trazira” brenda shtëpisë me natyrën e saj të drejtpërdrejtë.