December 19, 2025
trepqa.webp.webp


Trepça të martën nuk pati telashe ndaj Borës në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të elitës së basketbollit kosovar dhe fitoi 90:72.

Kampionia në fuqi e Kosovës, nuk gaboi as të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 12-të.

Trepça para tifozëve të vet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, fitoi 84:76.

E humbi vetëm çerekun e fundit 20:16, por fitoren e arriti pas pjesës së parë shumë të mirë që përfundoi 47:35.

– Reklamë –

Ad image

Periudha e tretë ishte e barabartë, 21:21.

Me fitore, Trepça është kthyer në pozitën e parë në tabelë me nëntë fitore e tri disfata. Bora pëson disfatën e gjashtë sezonale. Skuadra prishtinase i ka edhe gjashtë fitore.

Statistikat më të mira në fitoren e Borës te Trepça i pati Drilon Hajrizi. Hajrizi ndeshjen e mbylli me 20 pikë, tri kërcime e një asistim.

Ja’Cori Payne dhe Mustapha Amzil i shënuan nga 12 pikë, ndërsa Seketoure Henry kontribuoi në fitore me 11 pikë.

Borës nga ana tjetër nuk i ndihmoi loja e mirë e Tyler Cheese, që shënoi 24 pikë, dhe regjistroi tetë kërcime e pesë asistime.

– Advertisement –

Ad image



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *