Top Channel ka siguruar dhe publikuar pamjet e momentit të frikshëm të plagosjes së Fabion Kuçit, i njohur ndryshe si “Gucci”, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet qartë dinamika e atentatit.
Në momentin kur autori futet në lokal dhe i drejton armën, Kuçi përfshihet nga paniku dhe bën një lëvizje instiktive për të shpëtuar kokën: ai tenton të fshihet pas trupit të shokut të tij që ndodhej aty pranë, duke e përdorur si mburojë.
Ndërsa autori vazhdon t’i afrohet me armë në dorë, “Gucci” shkëputet dhe vrapon me shpejtësi për t’u futur pas banakut të lokalit.
Nga të shtënat, ai ka mbetur i plagosur vetëm në dorë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim tre persona.
Pamjet e siguruara nga TOP CHANNEL