Postuar: Dhjetor 18, 2025 | 23:46
Karriera e Arkadiush Milik është kushtëzuar nga dëmtimet e rënda, me sulmuesin polak që ka këputur dy herë ligamentin e kryqëzuar, ka dëmtuar meniskun dhe ka pasur probleme të shumta muskulore, ndërsa prej gati dy vitesh futbollisti i Juventusit nuk luan në një ndeshje zyrtare.

Por, nëse kalvari i dëmtimeve nuk ka patur fund për 31-vjeçarin, nga ana tjetër e dashura e tij, Agata Sieramska, mbetet gjithnjë në top-formë. Modelja seksi së fundmi ka ndezur rrjetin me foto dhe video të nxehta në prag të festave të fundvitit.

PANORAMASPORT.AL