December 19, 2025
qeveria-e-kosoves.png

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë ka përmendur sulmet terroriste nga shteti serb e mbështetjet financiare nga BE.

Ai tha se, ‘opozita parlamentare’ i ka vënë ‘masa’ Kosovës përmes mos konstituimit të Kuvendit e mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës”, tha ai pa nisur mbledhja.
Më tej Kurti tha se Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian, përmbushjes së kritereve për anëtarësim dhe vazhdimin si aleat e kampion të vlerave demokratike.

“Institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit dhe de-eskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda. Ai në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë Afrim Bunjaku dhe tjetri në kanalin Ibër – Lepenc në Varakë të Zubin Potokut me 29 nëntor 2024, që synonte dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike”, th ai.
Kurti tha se për të dyja rastet ka aktakuzë të ngritur, teksa për rastin e parë ekzistojnë dëshmitë që ka qenë plan serb për aneksimin e veriut përmes strukturave paramilitare. Gjithashtu për rastin e dytë provat konfirmojnë gjithashtu përfshirjen e drejtëpërdrejtë të shtetit serb.

– Reklamë –

Gjatë mbledhjes së sotme në rend dite në mesin e disa pikave është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *