Blogerja e njohur Sara Hoxha është përballur me anën më të shëmtuar të rrjeteve sociale, pikërisht në një moment gëzimi familjar.
Ajo që duhej të ishte një video emocionuese dedikuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu, u kthye në shënjestër të një sulmi të paprecedentë nga një ndjekëse.
Sara ka publikuar komentet shokuese, ku ndjekësja shpërthente në ofendime raciste dhe krahinore, duke i cilësuar gratë shqiptare si “të shitura” dhe “materialiste”, e duke e etiketuar blogeren me terma si “greke” apo “sllave”.
E indinjuar që ky vrer u derdh në postimin për fëmijën e saj, Sara reagoi ashpër duke dhënë një mesazh të fortë për përgjegjësinë publike.
“Gjithmonë i lë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi… Është e shëmtuar të lexosh këto komente në një video për ditëlindjen e gocës. Ça keni mor Zot? Si nuk e kuptuat akoma që po nxorret vetëm mllef dhe të këqija, ashtu do ju bëhet jeta juve,” shkroi ajo, duke ia lënë gjithçka karmës.