December 19, 2025
IMG_8210.jpeg


Roza Lati është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri, personal dhe shumë autentik.

Pas një pauze nga ekranet tradicionale, ajo vjen me një format krejt ndryshe: “Rita & Roza Vlogs”, një seri vlogjesh në YouTube, realizuar së bashku me nënën e saj, Rita Lati.

Vlogu i parë është tashmë në YouTube dhe ka ngjallur menjëherë interes, jo vetëm për shkak të emrave të njohur, por edhe për qasjen e sinqertë dhe të pazakontë që ofron ky projekt.

Kemi qeshur. Kemi jetuar. Kemi qenë vetvetja. Sot po e ndajmë me ju çfarë kemi filmuar në këtë vlog… Na ka ndodhur vërtetë!!” shkruan Roza.

“Rita & Roza Vlogs” janë video të përditshmërisë, me humor familjar dhe momente reale nga jeta e tyre, pa filtra dhe pa skenar. Një pasqyrë e sinqertë e raportit nënë-bijë, ku gjithçka që shfaqet në ekran është reale dhe e jetuar.

Pa filtra. Pa skenar. Thjesht ne,” theksojnë ato, duke e bërë të qartë se ky projekt synon autenticitetin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me publikun!



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *