Ish banorët e “Big Brother VIP Albania” Sara Gjordeni dhe kengetari Bardhi kanë ndarë me ndjekësit e tyre një nga momentet më të bukura personale: shtëpinë e tyre të re.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, çifti ka zbuluar ambientin ku do të nisin një kapitull të ri, duke marrë menjëherë vëmendjen dhe komplimentet e publikut.
Nga pamjet e publikuara, shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe minimalist, ku dominojnë ngjyrat neutrale, detajet elegante dhe ndriçimi i ngrohtë.
Në një nga postimet, Sara shoqëron pamjet me një mesazh domethënës, duke e cilësuar këtë shtëpi si fryt të punës dhe ëndrrave të realizuara, nje dedikim për vajzat që nuk ndalen kurrë së ëndërruari dhe punuari.
