Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Selman Sokoli, ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar në Prizren është hapur fushata zgjedhore e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Sokoli ka bërë të ditur se kjo fushatë ka një rëndësi të veçantë për të, pasi për herë të parë po garon për deputet.
Ai ka theksuar se kandidimi i tij shoqërohet me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Në reagimin e tij, Sokoli ka përmendur edhe qeverisjen e deritanishme të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se, sipas tij, ajo ka përcjellë një qasje tjetër në mënyrën e të bërit politikë, të bazuar në ndershmëri, punë dhe komunikim me qytetarët.
Postimi i plotë: