December 16, 2025
ILIRIA1.jpeg


Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 13:33

Takimi i javës së 14-të mes Ilirisë dhe Skënderbeut, i shtyrë për shkak të trazirave të rënda para ndeshjes në stadiumin e Fushë-Krujës, do të zhvillohet më në fund nesër, duke e konsideruar kështu të mbyllur zyrtarisht këtë javë kampionati.ILIRIADueli u pezullua pas dhunës së ndodhur dy javë më parë në stadiumin “Redi Maloku”, ku u raportuan përplasje mes futbollistëve të Ilirisë dhe atyre të Skënderbeut. Si pasojë, Komisioni i Disiplinës mori masa të ashpra ndaj klubit fushëkrujas, përveç një gjobe financiare, u vendos që Iliria t’i zhvillojë ndeshjet si pritëse deri në fund të sezonit 50 kilometra larg Fushë-Krujës. Gjithashtu, tre futbollistë të Ilirisë u pezulluan me katër javë dhe do të mungojnë edhe në këtë përballje të shumëpritur. Bëhet fjalë për Adolf Selmanin, Brajan Selmanin dhe Bruno Arrabal. Ndeshja e pezulluar është programuar të riluhet më 17 dhjetor, në orën 13:30, në stadiumin “Elbasan Arena”. Por, pavarësisht se janë “dëbuar” nga qyteti i tyre, Iliria nuk do të jetë vetëm. Tifozët fushëkrujas janë organizuar masivisht për këtë transfertë, të cilën e konsiderojnë historike për qytetin e tyre.

“Dita e mërkurë është dita më e rëndësishme për qytetin e Fushë-Krujës. 10 autobusë, makina private, nisemi nga qendra në autokolonë drejt Elbasanit. I madh e i vogël, transferta më e fortë që ka pasur ndonjëherë Fushë-Kruja”, shkruajnë tifozët krutanë, duke zbuluar mobilizimin maksimal për këtë supersfidë. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me mungesa të rëndësishme. Përveç lojtarëve të pezulluar te Iliria, edhe Skënderbeu do të vuajë mungesën e disa futbollistëve, të ndëshkuar me kartonë në ndeshjen e fundit ndaj Laçit.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *