December 16, 2025
bartesagi.jpg


Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 13:04

 

Davide Bartesagi, anësori i Milanit i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër Sasuolos, golat e tij të parë si profesionist në Serie A, foli për Sport Mediaset.bartesagi“Ne gjithmonë përpiqemi të hyjmë në ndeshje me të njëjtin qëndrim, pavarësisht ekipit që përballemi. Mund të arrish një rezultat ose jo, por ne japim gjithçka për fanellën”.

Çfarë do të thotë të shënoje këtë dygolësh?

“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, emocionuese sepse ishte edhe goli im i parë në Serie A. Ia dedikoj familjes sime, miqve të mi dhe gjithashtu stafit që më ndihmon”.

Kanë filluar tashmë të bëhen krahasime me Paolo Maldinin…

“Ai është një nga idhujt e mi, por le të jemi të kujdesshëm me krahasimet. Unë mendoj vetëm të jem vetvetja dhe të jap gjithçka për Milanin, kjo është e rëndësishme. Alegri më përgëzoi, një dygolësh para këtyre tifozëve është një moment lavdie dhe lumturie. Nuk mund të kisha kërkuar asgjë më shumë”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *