Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 14:21
Heiderber Ramirez është i larguari i dytë nga Flamurtari, pas Hoze Rodriguez. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 23-vjeçari nga Venezuela ka ndërprerë bashkëpunimin me vlonjatët.
Ai luante si sulmues i djathtë ndërsa u prezantua me fanellën kuqezi më 18 korrik të këtij viti. Por largimi i Ramirez nga Flamurtari ka ardhur si një “rrufe në qiell të hapur”. Kjo për shkak se ai ka qenë një nga futbollistët më stabël të formacionit edhe me italianin Francesko Moriero. Ramirez ishte një nga më të paguarit. Anësori e ka 400 mijë euro vlerën në tregun e “transfermarkt”, ndërsa erdhi për të shtuar forcat në repartin ofensiv, pasi u shfaq si profil interesant. Ramires ka lindur më 25 gusht 2002.
Te Flamurtari vinte nga ekipi i Rayo Zuliano nga Venezuela. Gjithashtu gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me ekipin e Zulia FC ne Venezuelë. Ishte hera e parë që luante në Shqipëri. Klubi nuk ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me këtë largim të radhës, ashtu skundër nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi. Gjasat janë që Heiderber Ramirez të ketë kërkuar vetë ndërprerjen e bashkëpunimit por rrethanat mbeten ende të paqarta. Ndërsa një tjetër dyshim është që të jetë larguar me masat e fundit që ka ndërmarrë klubi për situatën problematike dhe mungesën e rezultateve që po shënon klubi që nga nisja e sezonit por edhe në javët e fundit. Heiderber Ramirez ka prerë tashmë biletën dhe është nisur në drejtim të Venezuelës. Klubi nuk ka asnjë reagim as për Hoze Rodriguez. Ish lojtari i Real Madridit ishte i parë që iku përpara disa javës.
MASA DHE LARGIME – Largime masive sapo të mbyllet kampionati. Drejtuesit e klubit nuk do të tolerojnë por do të marrin masa drastike nisur nga fakti se kanë dalë jashtë pritshmërive dhe jashtë çdo objektivi. “Panorama Sport”, mëson se do të ketë shumë “skarcime”. Rreth 8 futbollistë do të largohen nga kuqezinjtë. Në listë janë të huaj dhe shqiptarë. Shkak është mos bindja dhe dalja jashtë pritshmërive pavarësisht se kanë ardhur me bujë në merkaton e verës. Por gjasat janë që disa prej tyre të marrin më shpejt rrugën dhe valixhet ashtu siç bëmë Ramirez dhe Rodriguez.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL