Postuar: Dhjetor 14, 2025 | 22:47
Juventusi u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur Bolonjën me rezultatin 0-1, teksa i rrëmbeu edhe vendin në renditje.

Bardhezinjtë e Spaletit iu falën golit të Kabal në minutën e 64-t. Vetëm 3 minuta në fushë i mjaftuan futbollistit kolumbian për të tundur rrjetën, teksa u aktivizua në vendin e Kambiasos në minutën e 61-të.
Vlen të theksohet fakti se vendasit e Bolonjës mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 69-të pas daljes me karton të kuq të Hegem.
Kjo ishte fitorja e shtatë në 15 javë për Juventusin që mban vendin e pestë me 26 pikë, 1 më pak se Roma e vendit të katërt që ka edhe një ndeshje më pak.
Në duelin e radhës Juventusi do të përballet pikërisht me Romën, në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar.
FT: BOLONJA-JUVENTUS 0-1
Kabal 64′
KARTONI I KUQ I BOLONJËS: VIDEO
GOLI I KABAL: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL